Prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev të martën do të paraqesë në Këshillin e Lartë Gjyqësor kërkesë për shkarkimin e zëvendësit të tij Borisllav Sarafov. Kryetari i këshillit Bojan Magdalinçev tha për BNT se Geshev mori propozimin për lirimin e tij të parakohshëm të paraqitur nga gjashtë anëtarë të këshillit që janë të zgjedhur nga parlamenti. Ka një periudhë 7-ditore në të cilën kryeprokurori mund të bëjë kundërshtime dhe të paraqesë dëshmi.
Detyra e prokurorisë nuk është të flasë në media dhe t’u japë kualifikime përfaqësuesve të popullit, por të udhëheqë hetimet dhe të ngrejë akuza, thuhet në mesazhin e koalicionit “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” në lidhje me skandalet në prokurori. Ata kërkuan seancë dëgjimore në parlament për prokurorin e përgjithëshëm Geshev dhe zëvendësit e tij Borisllav Sarafov dhe Jasen Todorov.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..