Radiot publike të Bullgarisë dhe Rumanisë po thellojnë bashkëpunimin e tyre. Drejtorët Razvan Joan Dinka dhe Milen Mitev do të nënshkruajnë një marrëveshje në Sofje, e cila parashikon që për një periudhë dy vjeçare të dy palët të shkëmbejnë informacione aktuale dhe programe radiofonike pa pagesë. Dokumenti rregullon bashkëpunimin në krijimin e programeve të përbashkëta radiofonike për njohjen më të mirë të ndërsjellë të auditorit në të dy vendet. Dëgjuesit e radios në të dy anët e Danubit do të kenë gjithashtu mundësinë të dëgjojnë regjistrimet arkivore që lidhen me historinë dhe kulturën e palës tjetër ose marrëdhëniet dypalëshe. Marrëveshja parashikon gjithashtu mundësinë e shkëmbimit të profesionistëve.
Thellimi i marrëdhënieve dypalëshe u arrit në mars, gjatë vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Milen Mitev, në Bukuresht.
Radio Rumania dhe Radioja Kombëtare Bullgare janë partnerë shumëvjeçar, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në një sërë organizatash ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian i Radios dhe Televizionit (EBU). Është një fakt interesant që Radio Romania Internacional transmetonte programe në bullgarisht në periudhën e viteve 1946-1949 dhe 1995-2004. Radioja Kombëtare Bullgare, nga ana e saj, zgjeroi programet e saj në gjuhë të huaj, duke hapur në vitin 2022 një faqe interneti në rumanisht. Kështu, ngjarjet aktuale të jetës shoqërore-politike në vendin tonë, kultura dhe historia e Bullgarisë arrijnë më lehtë te auditori rumanisht-folës.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..