Edhe përpara se Elena Sirakova të bënte bujë me pjesëmarrjen e saj në formatin e njohur televiziv “Zëri i Bullgarisë”, në vitin 2019 redaktorët muzikorë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) nga renditja TOP 20 e vlerësuan lartë këngën e saj debutuese “Kaq ftohtë”. Tani Elena u rikthye në të njëjtën renditje me këngën e saj të fundit “Pemët”. Kjo është një këngë dashurie, por për një dashuri më të veçantë, gjithëpërfshirëse, të pavdekshme për veten dhe botën përreth nesh.
Sepse nëse jemi në një klub në Nju Jork apo në një vilë malore në Vitosha; nëse e kemi takuar dashurinë apo jemi ende duke e pritur atë; nëse ndihemi në vendin tonë apo jemi të huajt në dhomë; nëse na duartrokasin apo na shpërfillin, duhet të jemi të sinqertë me zemrën tonë, të bëjmë gjithçka me dashuri dhe buzëqeshje, të jetojmë në mënyrë të vlefshme dhe të mos humbasim oreksin për jetën.
Pavarësisht se sa të pafavorshme na duken rrethanat ndonjëherë, ne gjithmonë mund ta gjejmë historinë, të jemi pjesë e saj dhe t’ia tregojmë dikujt tjetër.
Ashtu si në shumicën e këngëve të Elena Sirakovës, edhe tani teksti dhe muzika janë të sajat.
Aranzhimin e bëri së bashku me Julian Janev (piano), Momçill Kosev (kitarë dhe trombon) dhe Viktor Viktorov (bateri). Konceptin për videon Elena e krijoi së bashku me Bianka Hinova, e cila realizoi të gjitha videot e saj deri më tani. Kinematograf është Georgi Gvozdev, montazhin e bëri Desisllava Petrova.
Kënga do të përfshihet në albumin e ri të interpretueses Elena Sirakova, i cili pritet në qershor.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..