Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Agnesa Rusi-Poposka u thirr në Ministrinë e Jashtme. Sofja shprehu shqetësimin për sulmin e kryer më 13 qershor 2023 ndaj Bekir Kadrieskit – “Shemeto”, i cili është bashkëkryetar i shoqatës së bullgarëve në qytetin Struga. Nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut u kërkua që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për hetim efektiv dhe drejtësi në këtë rast. U vu në dukje se Bullgaria pret rezultate konkrete edhe për incidentet e tjera me bullgarët dhe shoqatat e tyre në Maqedoninë e Veriut.
Kadrieski, i cili u rrah në Strugë, dëshiron të vijë në Bullgari për të vazhduar trajtimin e tij, sepse dyshon se do të marrë ndihmë adekuate mjekësore në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se në spital nuk u bënë analiza, por i dhanë vetëm barna.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..