Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) pret në buxhetin e ri për vitin 2023 rritje të pagave për të gjithë ata që punojnë në sferën buxhetore, me çka do të kompensohet inflacioni në vendin tonë. Sipas nënkryetarit të KNSB-së Todor Kapitanov, punëtorët kanë paralajmëruar se do të protestojnë nëse nuk plotësohen kërkesat. Çdo gjë do të vendoset pasi bëhet i qartë buxheti për vitin 2023, theksoi gjithashtu Kapitanov.
Federata “Kultura” në Konfederatën e Punës “Podkrepa” po ashtu paralajmëroi se aktivitetet kulturore në vend do të ndalen për një javë. “Kur të anulohen shfaqjet pasi biletat janë blerë, do të ketë pakënaqësi drejtuar pushtetarëve, të cilët rregullisht e justifikojnë buxhetin e ulët për kulturën me ndryshimin e qeverive”, komentoi për Radio Bullgarinë Kirill Binev, kryetar i federatës.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..