Një nga këngëtarët më interesantë dhe më të njohur të skenës muzikore moderne bullgare - Tino - do të mbajë një koncert sonte /21 qershor/ në “Kino Cabana” në Sofje. Në "TINO Live" pranë tij qëndrojnë muzikantët Ivac Yankov, Marijan Nikollov dhe Nikollaj Kërxhiev.
Kirill Haxhiev, i njohur si Tino, fitoi popullaritet me pjesëmarrjen e tij në formatin muzikor televiziv "Zëri i Bullgarisë". Pas kësaj, ai regjistroi disa këngë - si solo ashtu edhe në duet me disa nga këngëtaret tona të reja më të njohura si Mihaella Fileva dhe Milla Robert. E fundit prej tyre - dueti me Dara Ekimova "Mos më zgjo" - u bë shpejt hit. Interpretuesit punojnë së bashku në krijimin e muzikës dhe tekstit, ndërsa për aranzhimin janë partnerë me Iskren Tonçev (Iskrata).
“Mos më zgjo” është një këngë për të pamundurën. Tregon për dy persona që nuk mund të gjejnë një rrugë të përbashkët në realitet, ndaj e kërkojnë në ëndrra", thotë Tino.
Dara Ekimova shton: "Videoja e "Mos më zgjo" është elementi i fundit i një kënge shume sensuale dhe e forte. Jam e lumtur që e realizuam këtë projekt bashkë me Tino”.
Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në formacione të ndryshme, përfshirë edhe Korin “Nusha” ,..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769 Niagara Stone Rd, Niagara-on-the-Lake, ON L0S 1J0. Virtuozi bullgar me famë botërore i kavallit,..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..