Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Kinoklub Super 8“ – detektivët e kohës u japin jetë kasetave të vjetra amatore

Foto: „Kinoklub Super 8“

Histori nga e kaluara, por personale, të treguara në vetën e parë. Pamje nga përditshmëria e njerëzve të thjeshtë, por edhe nga festat, pushimet e deri edhe nga udhëtimet jashtë vendit. Projekti „Kinoklub Super 8” na bën ta shohim shekullin e 20-të përmes prizmit të kinemasë dokumentare shtëpiake. Filmat amatore të xhiruar nga bashkatdhetarët tanë kanë fiksuar jetën në Bullgari nga vitet 1930 deri në fund të viteve 1980. Një tjetër grup entuziastësh mbledhin kasetat e vjetra, i restaurojnë dhe i dixhitalizojnë. Më pas i ngarkojnë në YouTube dhe kështu, këto foto nga historia më e re e Bullgarisë, bëhen pjesë e hapësirës dixhitale botërore dhe rrjedhimisht e kujtesës kolektive.

Regjisorja Neda Millanova është bashkëthemeluese e projektit, së bashku me 3 persona të tjerë që merren me kinema apo fotografi dhe janë të apasionuar pas filmave të vjetër amator.

Neda Millanova

Kështu lindi ideja për të krijuar një arkiv me role filmash në format 8 dhe 16 mm, si dhe nga të ashtuquajturat shirita Super 8 mm.

„Synimi ynë është t'i mbledhim në një vend, pasi jemi të bindur se janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe për momentin nuk ka asnjë arkiv tjetër me përmbajtje të ngjashme. Ne i dixhitalizojmë për të arritur tek njerëzit - shpjegon Neda Millanova për Radio Bullgarinë dhe shton: - Kasetat tona më të vjetra janë të vitit 1932 - janë vetëm tre të tilla. Ato janë filmuar jashtë Sofjes. Pamjet janë nga Hisarja dhe Bansko. Ato tregojnë jetën e fshatit, ka vjelje rrushi, shëtitje buzë lumit. Dhe është shumë interesante të shohësh se si visheshin njerëzit, si jetonin…“

Koleksioni „Kinoklub Super 8“ tashmë përfshin mbi 200 filma arkivorë të siguruar nga donatorët. Një udhëtim në fshat me makinën familjare „Lada“, pamje nga Deti i Zi bullgar para se të pushtohej nga betoni, një manifestim në Sofje me rastin e 9 majit, një grua e re duke prerë flokët në banjë, një burrë që ironizon kreun e shtetit Todor Zhivkov në tryezën e Vitit të Ri. Çfarë zbulojnë këto foto të heshtura dhe vezulluese të një epoke që po zbehet gjithnjë e më shumë në kujtimet tona?

Shikoni videon me pamje nga jeta e adoleshentëve në Bullgari në vitet '70:

„Rreth 80% e arkivit tonë janë kaseta me kujtime familjare. Kemi festime për Vitin të Ri, 8 dhjetorin, udhëtime, pushime. Kemi shumë dasma, pagëzime dhe të gjitha momentet e rëndësishme në jetën e njerëzve në atë kohë. Por për shkak se kjo teknologji ishte e vështirë për t'u gjetur, ata kanë përzgjedhur se cilat momente t’i fiksojnë. Nuk është filmuar çdo gjë, por ajo që ata e konsideronin më të rëndësishme për t'u fiksuar”, thotë Neda Millanova. Dhe ajo shton se si regjisore, është veçanërisht emocionuese për të dhe kolegët e saj të shohin se si është xhiruar një film nga një këndvështrim thjesht kinematografik.

Rezulton se përveç kasetave dokumentare, në arkivin e "Kinoklubit Super 8" gjenden edhe filma artistikë amatore të xhiruar nga entuziastë që kanë vënë gjithë krijimtarinë dhe sinqeritetin e tyre në punën e bërë në shtëpi.:

„Më interesante për mua personalisht janë këto përpjekje për kinemanë eksperimentale nga të apasionuarit e filmit. Për shembull, në shtëpi, adoleshentët përpiqen të xhirojnë filmin e tyre artistik, duke bërë titrat e tyre, duke treguar në fund të kasetës se kush është regjisori, kush është shkrimtari etj. dhe ka një sinqeritet të madh në to“, thotë Neda Millanova.


Ajo pranon se ndihet si një detektiv kur një kasetë e re vjen në duart e saj, sepse ajo kurrë nuk e di se çfarë mban në dorë. Së bashku me kolegët e saj, ata organizojnë shfaqje publike të kasetave shtëpiake me idenë për t'i prezantuar njerëzit me historitë personale të patreguara të së kaluarës. Klubi i kinemasë është pjesë e organizatës ndërkombëtare Inedits, e cila bashkon krijuesit në përpjekjet e tyre për të ruajtur dhe shpërndarë kinemanë amatore arkivore në Evropë.

Lexoni më tepër:

Foto: „Kinoklub Super 8“

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD