Bullgaria pret që doganierë nga Gjermania, Austria dhe Holanda të monitorojnë dhe forcojnë sigurinë e kufirit të jashtëm të BE-së me Turqinë.
Në Bruksel, në takime personale me kancelarët federalë të Gjermanisë, Ollaf Sholc, të Austrisë, Karll Nehamer dhe me kryeministrin e Holandës, Mark Rjute, kryeministri Nikollaj Denkov ftoi ekspertët e huaj. Bisedimet për përfshirjen e doganierëve gjermanë në kufirin bullgaro-turk u mbajtën nga qeveria e mëparshme e rregullt e Kiril Petkovit, por u ndërprenë gjatë qeverisjes së kabineteve teknike.
“Ne kemi nevojë për ekspertizë dhe ndihmë të drejtpërdrejtë në përpunimin e vëllimit të madh të ngarkesave që kalon përmes Bullgarisë, veçanërisht pas fillimit të luftës në Ukrainë”, tha Denkov. Kjo do të zgjidhë problemin e besimit të partnerëve tanë në Bullgari. Po punohet gjithashtu me Evropolin për një qendër evropiane të koordinimit me bazë në vend për të luftuar trafikimin e njerëzve, tha kryeministri.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..