Fondacioni “Lili Ivanova” do të promovojë arritjet e muzikës dhe kulturës bullgare në vend dhe jashtë. Fondacioni do të organizojë të gjitha llojet e ngjarjeve dhe aktiviteteve me karakter kulturor, duke prezantuar Lili Ivanova, do të realizojë projekte të veta dhe projekte të përbashkëta me partnerë të huaj që merren me art dhe kulturë.
“Këngëtarja e transferon të gjithë trashëgiminë e saj – shpirtërore dhe materiale – në fondacion. Detyrat e tij përfshijnë ruajtjen dhe menaxhimin e pasurisë së Lili Ivanovës pas vdekjes së saj - të luajtshme dhe të paluajtshme, të aseteve financiare, të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të tjera. Me këtë akt, këngëtarja e famshme e muzikës pop bullgare Lili Ivanova i lë trashëgim dashurisë së saj më të madhe – publikut, gjithë pasurinë – krijimtarinë dhe të gjitha pasuritë prej saj”, thuhet në mesazh, transmeton BTA.

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR