80 mijë persona u përpoqën të kalonin kufirin bullgaro-turk në 6 muajt e parë të 2023-ës, deklaroi për BTA ministri i brendshëm Kalin Stojanov. “Rritja është 62% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Kjo tregon se presioni i migracionit është jashtëzakonisht i rëndë”, thekson ai. Ministri i konsideron burimet e “Policisë Kufitare” të pamjaftueshme, por ka një ide sesi do të shtrëngojë ndjeshëm kufirin me forcë fizike në muajt në vijim.
Çfarëdo që të arrijë MPB si rezultat, nëse nuk merremi me migrimin ilegal dhe luftën në rrugë, gjithçka tjetër mbetet në plan të dytë, thekson Stojanov.
Ministri ka urdhëruar shtimin e shpejtë të procedimeve paraprake të nisura ndaj shoferëve që drejtojnë vetura pas përdorimit të alkoolit ose drogës.
Po hetohet edhe korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit, sepse lufta kundër korrupsionit është ndër prioritetet e MPB-së, thotë Stojanov.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..