31 korriku për Kishën Ortodokse dhe besimtarët është dita e fundit në të cilën mund të hahet mish dhe bulmetra para kreshmës së Fjetjes së Hyjlindëses e cila fillon më 1 gusht. Kreshmët e Hyjlindëses zgjaten 2 javë dhe përfundojnë më 15 gusht kur kremtohet një nga festat më të mëdha të krishtera, Fjetjen e Hyjlindëses së Bekuar.
Kreshmët e Virgjëreshës nuk janë aq të rrepta sa Kreshmët e Pashkëve. Ndalohet konsumimi i mishit, bulmetrave dhe alkoolit.
Më 6 gusht, kur kisha shënon festën e madhe të krishterë – Shpërfytyrimin e Zotit, lejohet peshku. Gjatë pjesës tjetër të kohës lejohen frutat, perimet, arrat dhe ushqimet pa dhjamë.
Ditët e hënë, e mërkurë dhe e premte të Kreshmës së Virgjëreshës janë “të thata” - lejohen vetëm frutat dhe perimet e papërpunuara, buka kafe, ullinjtë dhe frutat e thata.
Të martën dhe të enjten lejohen ushqimet e gatuara pa yndyrë.
Të shtunave dhe të dielave lejohen ushqime të gatuara me pak vaj ose vaj ulliri dhe pak verë të kuqe.
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..
Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..