Banalizimi i tezave dhe veprimeve fashiste në muajt e fundit është alarmant, tha presidenti Rumen Radev para gazetarëve. Ai e dha si shembull agresionin në rrjetet sociale dhe përgatitjen e listave të gazetarëve jo të besueshëm.
“Intelektualët bëjnë thirrje për kontroll dhe censurim të mediave. Në të njëjtën kohë, kujtesa e antifashizmit fshihet. Bullgarët shpifin për bullgarët në faqen “Mirotvorec”, dhe qeveria nuk reagon. Qarkullohen tekste të ndryshme revizioniste dhe antisemite. Ky është një sulm kundër lirisë dhe demokracisë dhe shoqëria jonë duhet të jetë vigjilente”, vijoi presidenti.
Për rastin e vajzës së dhunuar në Stara Zagora, kreu i shtetit tha se nuk është një manifestim i shijes që të justifikohen propozimet qesharake për ndryshime në Kushtetutë me këtë akt dashakeq. Sipas tij, nevojiten ndryshime në ligje të ndryshme për të vendosur kritere të qarta për krimet dhe ashpërsinë e dënimeve.
Rumen Radev i krahasoi ndryshimet në ligjin bazë të propozuar nga PP-DB, GERB-SDS dhe DPS si “pjesë e ofensivës kundër demokracisë”.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..