Më 15 gusht, këngëtarja popullore me famë botërore Janka Rupkina feston ditëlindjen e saj të 85-të. E lindur në vitin 1938 në fshatin Bogdanovo, atëherë në Mbretërinë e Bullgarisë, fillimisht zgjodhi një tjetër profesion fisnik – mbaroi Shkollën Teknike për Infermiere në Burgas. Por fati ndërhyri kur 22-vjeçarja Janka fitoi çmimin e parë në tubimin e këngës në fshatin Gramatikovo. Aty u vu re nga folkloristët, të cilët e ftuan të paraqitej në Sofje në një konkurs të Ansamblit për Këngë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Janka Rupkina fitoi konkursin dhe që nga viti 1960 për tre dekada ishte soliste e këtij formacioni.
Ndër vite ajo realizoi shumë regjistrime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), nxori pllaka gramafoni në “Balkanton”, xhiroi filma për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). Në fund të viteve 70-të të shekullit të kaluarformoi Trion “Bëllgarka” së bashku me këngëtaret Eva Georgieva dhe Stojanka Boneva. Me këtë treshe, Janka Rupkina fitoi popullaritet në mbarë botën dhe prezantoi këngën popullore bullgare në të gjithë rruzullin. Si soliste dhe me trion realizoi projekte të përbashkëta me muzikantë me famë botërore si Kejt Bush, Kris de Bërg, Xhorxh Harisën, Linda Ronstad, “Transglobal Underground” e të tjerë. Gjatë karrierës së saj të gjatë krijuese, ajo u bë mbajtëse e shumë çmimeve.
Kënga e saj “Kalimanku, Denku” e aranzhuar nga Krasimir Kjurkçijski i bëri përshtypje veçanërisht producentit zviceran Marsell Selie, i cili e renditi atë në titujt e tij të preferuar në serinë e albumeve të korit “Misteri i zërave bullgarë”. Kjo këngë popullore nga rajoni i malit Stranxha tregon për një dashuri të palumtur të lindur nga një zakon i lashtë. Në rajonin e malit Stranxha, kumbaria konsiderohej farefisnori dhe nuk lejonte që kumbari dhe kumbare të donin njëri-tjetrin.
Redaktore: DiljanaTraçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”