Banda e tunxhit “Rilindja” pranë Shtëpisë rajonale të Kulturës në Taraklia do të marrë pjesë në festimet në qytetin Gabrovo me rastin e 146 vjetorit të epopesë së Shipkës, njoftoi BTA. Mbrojtja e Grykës së Shipkës është një prej betejave më heroike dhe vendimtare gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878). Betejat midis mbrojtësve së Grykës së Shipkës dhe ushtrisë turke janë të njohura në histori si “Epopeja e Shipkës.
Orkestra u ftua për tri ditë nga guvernatori i rajonit të qytetit Gabrovo, Maria Basheva-Venkova. Muzikantët do të luajnë për herë të parë në Bullgari në Galerinë e Arteve “Hristo Cokev” në qytet. Aty do të hapet ekspozita “Pjesëmarrja e bullgarëve nga Besarabia në repartin e vullnetarëve bullgarë - opëllçenas në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke 1877-1878”. Në ceremoninë e hapjes do të asistojë edhe kryetari i rajonit Taraklia, Ivan Pasllar. Formacioni “Rilindja” u krijua në vitin 1982 në qytetin Taraklia - qendra e bullgarëve në Moldavi.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..