Vajza bullgare Nurgyul Salimova humbi nga rusja Aleksandra Gorjaçkina në ndeshjen e dytë të tajbrekut të përshpejtuar të shahut në finalen e Kupës Botërore të Shahut në Baku.Kështu, 20-vjeçarja bullgare me 1.5:2.5 pikë zuri vendin e dytë në turne, që është suksesi i saj më i madh te femrat. Vajza bullgare arriti në finale pas tre javësh rraskapitëse në Baku, në të cilat arriti gjashtë fitore. Kualifikimi për në finale siguroi pjesëmarrjen e saj në turneun e kandidatëve për titullin botëror në Toronto në vitin 2024.
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...