Anesteziologu bullgar Dr. Petër Dimitrov ishte pjesë e ekipit që kreu transplantimin e parë të mitrës në Britaninë e Madhe, njoftoi BNR Plovdiv. Pacientja 34-vjeçare ka lindur me sindromën e rrallë Meyer-Rokitansky-Kuster-Hauser, e cila karakterizohet nga një mitër e pazhvilluar ose në mungesë. Dhuruesja është motra e saj 40-vjeçare, e cila ka një familje të mrekullueshme me dy fëmijë. Dr. Dimitrov është nga Zllatogradi, ka diplomuar për mjekësi në Universitetin e Mjekësisë në Plovdiv, ndërsa nga viti 2003 jeton dhe punon në Britaninë e Madhe. Sot ai është konsulent në spitalin prestigjioz “Churchill” në Oksford, shkruan faqja “Bullgarët në Londër”. Në botë janë bërë 90 operacione të tilla dhe pas një ndërhyrjeje të tillë kanë lindur 49 fëmijë, thekson Dimitrov. Sipas tij, financimi i këtij aktiviteti sigurohet nga një shoqatë bamirëse që mbështetet bga Princi Philip, Alex Ferguson, Sean Connery. Ekipi i Dr. Dimitrov tashmë është duke u përgatitur për një operacion të dytë të tillë.
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..