Ministria e Shëndetësisë dhe Shoqata “Përdoruesit aktivë” kanë nisur inspektime të përbashkëta për pastërtinë e ujit përgjatë Detit të Zi, raporton BNT. Inspektimet janë rezultat i një studimi të publikuar nga “Përdoruesit aktivë”, i cili konstatoi ndotje të ujit të detit me Escherichia coli disa herë më të larta se norma. Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se të dhënat janë të pasakta dhe manipulojnë opinionin publik në kulmin e sezonit turistik. Sipas ekspertëve shëndetësorë, metodologjia me të cilën janë mbledhur mostrat është e paqartë dhe nuk dihet se në cilin laborator janë analizuar. Nga ana tjetër, “Përdoruesit aktivë” këmbënguli për inspektime të përbashkëta me Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndërkohë, shkencëtarët e Institutit të Oqeanologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave, “Drejtoria e Basenit” dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës bënë kërkimet e tyre për ujin në Detin e Zi, i cili tregoi se ai është i pastër nga patogjenët dhe gjurmët e vetme të ndotjes janë nga përdorimi i plehrave.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..