Gjykata e Apelit e Sofjes dërgoi biznesmenin Vasill Bozhkov në arrest shtëpie. Zbatimi i masës do të monitorohet me byzylyk elektronik.
Bosi i lojërave të fatit me 19 akuza të ngritura kundër tij u kthye më 25 gusht në Bullgari pas një qëndrimi tre vjeçar në Dubai dhe u ndalua në aeroport. Pas arrestimit, Bozhkovi u mor në pyetje nga Prokuroria si dëshmitar në hetimin, i cili filloi në lidhje me pretendimet e tij se ishte shantazhuar nga ish-kryeministri Bojko Borisov, ish-ministri i Financave Vlladislav Goranov dhe këshilltarja për media e liderit të GERB-it Borisov - Sevdalina Arnaudova, për 60 milionë leva.
Ndërkohë, u bë e ditur se Bozhkovit dhe familjes së tij i është siguruar mbrojtje personale me vendim të prokurorit.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..