Gjykata e Apelit e Sofjes dërgoi biznesmenin Vasill Bozhkov në arrest shtëpie. Zbatimi i masës do të monitorohet me byzylyk elektronik.
Bosi i lojërave të fatit me 19 akuza të ngritura kundër tij u kthye më 25 gusht në Bullgari pas një qëndrimi tre vjeçar në Dubai dhe u ndalua në aeroport. Pas arrestimit, Bozhkovi u mor në pyetje nga Prokuroria si dëshmitar në hetimin, i cili filloi në lidhje me pretendimet e tij se ishte shantazhuar nga ish-kryeministri Bojko Borisov, ish-ministri i Financave Vlladislav Goranov dhe këshilltarja për media e liderit të GERB-it Borisov - Sevdalina Arnaudova, për 60 milionë leva.
Ndërkohë, u bë e ditur se Bozhkovit dhe familjes së tij i është siguruar mbrojtje personale me vendim të prokurorit.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..