Deri në fund të shtatorit do të nënshkruhet marrëveshja për një tranzicion të qetë energjetik mes qeverisë dhe sindikatave. Këtë e bëri të ditur kryeministri Nikollaj Denkov pas takimit me minatorët dhe punëtorët energjetikë protestues që zgjati më shumë se dy orë e gjysmë. Në dokument do të përshkruhen angazhimet e shtetit ndaj minierave dhe centraleve të qymyrit. Marrëveshja duhet të garantojë vende pune në këtë sektor deri në vitin 2038. Brenda datës 15 tetor do të krijohet një ndërmarrje për shndërrimin e zonave të qymyrit, e cila do t’u sigurojë punësim të çliruarve nga minierat dhe termocentralet. Dy sindikatat më të mëdha në vendin tonë – Konfederata e Sindikatave të Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” duan që partitë në parlament të bëhen garantues për zbatimin e marrëveshjes, nëse bëhet fjalë për nënshkrimin e saj.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..