Deputetët krijuan një komision të përkohshëm për të hetuar të gjitha faktet dhe rrethanat në lidhje me sigurinë e votimit me makina në zgjedhjet e ardhshme vendore të 29 tetorit. Propozimi për krijimin e komisionit është bërë nga BSP-ja dhe ka pasur mbështetjen e të gjitha partive politike, përveç dy deputetëve të PP-DB-së, të cilët votuan “kundër”. Në komision do të ketë 12 deputetë - dy nga secili grup parlamentar. Komisioni është krijuar për një periudhë 3 mujore.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..