Qytetarë u mblodhën para Kishës Ruse në Sofje për të shprehur pakënaqësinë për mbylljen e saj. “Tempulli rus, i cili për shumë vite ka qenë një vend për lutjen e përbashkët të rusëve dhe bullgarëve, tani do të mbyllet”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, pas vendimit të autoriteteve bullgare për të dëbuar kreun e kishën dhe dy priftërinj bjellorusë, pasi ato përfaqësojnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.
“Është e qartë se lidershipi aktual i Bullgarisë i ka vënë detyrë vetes të shkatërrojë jo vetëm lidhjet socio-politike, kulturore dhe humanitare midis vendeve tona, por edhe të shkelë marrëdhëniet ndërmjet kishave ortodokse motra ruse dhe bullgare dhe të futë në armiqësi popullin rus dhe atë bullgar”, shkroi menjëherë pas këtij akti më 21 tetor ambasada ruse në vendin tonë në faqen e saj në Facebook.
Ndërkaq, ministri i mbrojtjes Todor Tagarev komentoi se shërbimet tona kanë mjaft informacione bindëse se të tre u shërbejnë interesave gjeopolitike të Moskës. “Ka një raport të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare (DANS) që tregon se ata po kryejnë veprime që nuk korrespondojnë me statusin e tyre në Bullgari”, tha kryeministri Nikollaj Denkov.
“Kisha Ruse në Sofje “Shën Nikollaj Mirlikijski Mrekullibërësi” në këtë fazë do të ndërpresë veprimtarinë e saj. Për fatin e saj të mëtejshëm do të vendosë Kisha Ortodokse Ruse”, thuhet në një mesazh në faqen Facebook të Ambasadës Ruse në Bullgari.
Përpara televizionit “Rusia 24”, ambasadorja ruse në vendin tonë, Eleonora Mitrofanova, bëri të ditur se ambasadori bullgar, Atanas Krëstin, do të thirret në Ministrinë e Jashtme ruse për shkak të dëbimit të tri priftërinjve. Ajo supozoi masa përgjegjëse nga pala ruse, por u sigurua: “Mendoj se askush nuk do të bëjë veprime pasqyre në lidhje me Kishën Ortodokse Bullgare në Moskë. Ne nuk jemi barbarë.”
Këshilli për bashkëqeverisje shqyrtoi në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin e ardhshëm dhe propozimin për rotacionin e kryetarit të Kuvendit Popullor. Vendosja e një kryesimi i rotacionit të Kuvendit Popullor do të firmoset të mërkurën, më 29..
Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Rumanisë, njoftoi ministri për fondet evropiane Dragoș Pîslaru, i..
“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..