Prokuroria e qytetit të Sofjes ngarkoi Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Shtetërore të kontrollojë pronësinë e kishës “Shën Nikollaj Mirlikijski”, i njohur si Kisha Ruse, pas dy sinjaleve të një grupi përfaqësuesish të popullit dhe shoqatës civile “Boec”.
“Në rrjedhën e saj do të konstatohen fakte dhe rrethana në lidhje me pronësinë dhe të drejtën e shfrytëzimit të tokës si terren dhe të godinës së kishës ortodokse”, sqaroi zëvendës prokurori i qytetit Hristo Krëstev.
Sipas prokurorisë, çështja ka dy aspekte – e para është e drejta e pronës si e drejtë civile dhe e dyta ka të bëjë me kanunet e kishës ose të drejtën kanonike. Një veçori tjetër është se nëse konstatohet një krim i kryer nga një person me status diplomatik, ndaj tij nuk mund të fillohet asnjë ndjekje penale.
Nga prokuroria njoftuan gjithashtu se do të kërkojnë raportin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Shtetërore, i cili çoi në dëbimin e tre priftërinjve nga Kisha Ruse me dyshimin për spiunazh për Moskën.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..