Për të pestin vit radhazi, Race for the Cure (Gara për kurën) po mbahet në Bullgari në mbështetje të shëndetit të grave. Fillimi është në orën 10:00 të 1 tetorit nga Parku Jugor në Sofje dhe thirrja është: "Të qëndrojmë së bashku në në vijën e startit në mbështetje të grave në Bullgari".
Në këtë mënyrë vendi ynë bëhet pjesë e eventit sportiv bamirës më të madh në Europë, ku marrin pjesë më shumë se 50 shtete, në dobi të më shumë se 31 organizatave që luftojnë kancerin e gjirit. Fondet e mbledhura shkojnë drejtpërdrejt në organizatat dhe spitalet e kancerit të gjirit, si dhe në fushatat e tyre të edukimit për kancerin e gjirit. Me 500,000 diagnoza të reja dhe 125,000 njerëz që vdesin nga kanceri i gjirit në Evropë çdo vit, këto fonde janë jetike, thonë organizatorët e Race for the Cure Bulgaria.
Edhe në vendin tonë statistikat janë alarmante – çdo vit me këtë sëmundje diagnostikohen rreth 4 mijë gra bullgare, por supozohet se numri i të sëmurëve i kalon 30 mijë. Qëllimi i ngjarjeve si Race for the Cure është përmes pjesëmarrjes më masive, të ndryshohet trendi dhe të ketë më pak gra të diagnostikuara me kancer gjiri.
Lexoni më tepër:
Përpiloi:Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..