Bllokimi i rrugëve nga minatorët dhe energjetikët protestues vijojnë për të pestën ditë. Ata i bënë 6 kërkesa autoriteteve, duke përfshirë tërheqjen e planeve territoriale të paraqitura në Komisionin Evropian për një tranzicion të drejtë të gjelbër të zonave të minierave të qymyrit në Stara Zagora, Pernik dhe Kjustendill.
Autostradat “Trakia” dhe “Struma” pranë Stara Zagora dhe Dupnica, Rruga Nënballkanike pranë Gurkovo mbeten të mbyllura. Bllokadë ka edhe në Radnevo në rrugën për në Nova Zagora. Rruga ndërkombëtare Ruse - Svilengrad pranë centralit termik elektrik "Brikel" në Galabovo është gjithashtu e mbyllur, si dhe rruga Stara Zagora-Dimitrovgrad. Kudo ka rrugë alternative.
Për të gjetur një rrugëdalje nga protestat, sindikatat do të kenë takim në parlament, i cili është caktuar për të martën në orën 11:00. Në negociata do të marrin pjesë ministrat e energjisë, zhvillimit rajonal dhe ekonomisë. Protestuesit kërkojnë që në negociata të përfshihen edhe deputetë nga të gjitha grupet parlamentare.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..