Ka pajtim të plotë që në muajt e ardhshëm duhet të përgatitet një strategji energjetike për vendin tonë, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë për shtypin pas një takimi me përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve. Ai diskutoi me ta masat kryesore të parashikuara në planet territoriale për një tranzicion të drejtë.
“Ka mungesë të fuqisë punëtore dhe detyra është që ata njerëz që shqetësohen për të ardhmen të kuptojnë se mund të ketë mundësi, paga dhe ambient pune edhe më të mira për ta”, theksoi kryeministri. Sipas tij, është e nevojshme tërheqja e investitorëve dhe krijimi i një procesi transparent. “Kjo do të sigurojë zhvillimin ekonomik të vendit dhe kushtet më të mira të mundshme për punëtorët”, shtoi Nikollaj Denkov.
“Nga pikëpamja e punëdhënësit është e rëndësishme që të mos fokusohemi vetëm në sektorin energjetik, por të shikojmë të gjithë ekonominë në një këndvështrim më të largët, sepse ka edhe sfida të tjera”, komentoi kryetari i Këshillit Drejtues të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë Cvetan Simeonov. Ai shtoi se legjislacioni për ta bërë më të lehtë importimin e fuqisë punëtore po vonohet.
Sipas kryeministrit, kritika kryesore nga organizatat e punëdhënësve është se komunikimi i qeverisë me punëdhënësit dhe investitorët potencial mund të jetë më i mirë.
Në takimin në Këshillin e Ministrave morën pjesë Asociacioni i Kapitalit Industrial, Dhoma Bullgare e Tregtisë, Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë dhe Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..