Besnike ndaj qytetit të saj të lindjes Burgas, edhe aty Marija Mutafçieva do të festojë dy ngjarje të rëndësishme për të që shënuan vitin 2023. Me një koncert atje këngëtarja do të shënojë përvjetorin e saj personal dhe 30 vitet e kushtuara muzikës .. Jo rastësisht shfaqja titullohet “Vazhdo të ëndërrosh”. Përveç titullit të një prej këngëve të saj solo, kjo është edhe motoja e këngëtares që e çon përpara.
Para koncertit, i cili u organizua me mbështetjen e Bashkisë së qytetit Burgas, Marija Mutafçieva rrëfeu: “Ky koncert do të mbahet në qytetin time të lindjes Burgas dhe në një vend me të cilin lidhen disa nga vitet e mia më të mira. Fillova të frekuentoj Shtëpinë e Kulturës kur isha 5 vjeç. Mësova atje baletin klasik, pastaj pianon dhe solfezhin... Ky vend është plotë emocione për mua, kështu që besoj se koncerti do të jetë një përjetim i paharrueshëm!”
Më 12 tetor, në sallën e Shtëpisë së Kulturës, së bashku me Marija Mutafçieva do të ngjiten në skenë shumë kolegë dhe miq të saj. Me disa prej tyre luajnë së bashku që nga vitet e shkollës. Sigurisht, djemtë nga Mary Boys Band do të jenë gjithashtu aty pranë solistes së tyre.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..