Për shkak të përshkallëzimit të konfliktit ushtarak në territorin e Izraelit, kompania ajrore "Bulgaria Air" është e detyruar të anulojë fluturimet FB 571/2 në linjën Sofje - Tel Aviv - Sofje, të planifikuara për në 12 tetor 2023, njofton transportuesi ynë kombëtar.
Anulimi i fluturimeve lidhet me nivelin më të lartë të rrezikut për situatën në Lindjen e Mesme, të dhënë nga specialistë të sigurisë, si dhe në funksion të masave të shtuara të sigurisë në hapësirën ajrore mbi Izrael, saktësoi kompania.
Ndërkohë, Ministria jonë e Jashtme u ka bërë sërish thirrje shtetasve bullgarë në territorin e Izraelit që të regjistrohen në ambasadë, pavarësisht nëse duan të largohen nga Izraeli apo jo.
“Situata në shtetin e Izraelit mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, prandaj këshillojmë qytetarët bullgarë të përmbahen nga udhëtimi në Izrael”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..