Nuk ka asnjë grua bullgare të rrëmbyer në Gaza, tha për bTV ambasadorja bullgare në Tel Aviv, Sllavena Gergova. Ajo theksoi se diplomatët bullgarë janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite. Në Rripin e Gazës ndodhen rreth 30 shtetas bullgarë. Vendi ynë po bën gjithçka që është e mundur për t’i evakuuar dhe shpreson që kjo të bëhet kur të hapet vendkalimi në Rafa. Kontakti me ta aktualisht është i vështirë duke pasur parasysh situatën aktuale, shtoi diplomati. E pyetur se si do të zhvillohen negociatat nëse konstatohet se ka një peng bullgar, Gergova shpjegoi: “Hamasi” është organizatë terroriste me të cilën ne nuk negociojmë, por ka një shtab operativ që merret me të rrëmbyerit dhe të zhdukurit. Ka një koordinator të posaçëm të këtij shtabi, i cili është një gjeneral brigade, ka edhe një shtab operativ ku janë vendet e tjera, nëse konstatohet se ka shtetas të tyre të rrëmbyer”.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..