Parlamenti nuk mblodhi kuorum për punë. Seanca e radhës u caktua për 22 nëntorin. Deri atëherë mbetet pezull rivotimi i mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Nikollaij Denkov, për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare.
Lideri i GERB-it Bojko Borisov komentoi se GERB-SDS nuk janë ata që do të sigurojnë kuorumin. Ne mbështesim kabinetin nëse bën gjërat e duhura, shtoi politikani.
Ndërkaq, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, përmes një letre drejtuar Borisovit kërkoi një takim për të diskutuar politikat dhe projektet prioritare për zhvillimin e Sofjes, njoftoi koordinatori nacional i GERB-it, Nikolla Nikollov.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..