Sonte jemi të ftuar në “Kabareja Shembullore”! Në të, hitet e përjetshme bullgare nga e kaluara e afërt do të marrin jetë në një aranzhim të ri, vepër e kompozitorit të ri Dobromir Kisjov.Në skenë do të shohim më shumë se 13 artistë që do të vishen në më shumë se 100 kostume, duke rikrijuar atmosferën e një kabareje.
Rolet kryesore vokale në shfaqjen gati dy orëshe i janë besuar këngëtareve Cvetelina Marinova (e njohur nga dueti EXPOSE) dhe Toma Zdravkov.

Përveç një shfaqjeje muzikore, formati i ri kulturor i mbështetur nga “Muzikautor” fillon gjithashtu një kauzë fisnike jo standarde. Një pjesë e të ardhurave të biletave për “Kabareja Shembullore” do të mbështesë artistët e merituar të së shkuarës së afërt që aktualisht janë në vështirësi.
Toma na tregoi se pjesëmarrja në këtë projekt është një sfidë e madhe për shkak të mesazhit që duhet të japin për audiencën:
"Është shumë e vështirë në ditët e sotme të japësh shpresë duke kënduar. Këto këngë të krijojnë një emocion të tillë - se ka gjithmonë shpresë. Po, ne jetojmë në kohë të vështira, por pse të mos mbështetemi në këtë muzikë të mirë të vjetër bullgare që bën piktura, е cila është gjithmonë e buzëqeshur?"
"Hesht, hesht" është një nga këto këngë të përjetshme bullgare, e krijuar për filmin "Ljubimec 13", e realizuar nga Mimi Nikollova. Muzika është e Petër Stupelit, ndërsa teksti është i Veselin Hançevit.
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR