Bullgaria shënon Ditën Botërore të SIDA-s me një sërë iniciativash. Dita shënohet që nga viti 1988 me iniciativën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me qëllim që të përqendrohet vëmendja e shoqërisë në përhapjen e sëmundjes, si dhe për të luftuar paragjykimet ndaj bartësve të virusit.
Nga fillimi i këtij viti në Bullgari janë konstatuar 228 persona të rinj HIV seropozitiv, ndërsa për periudhën 1986 – 24 nëntor 2023 personat e regjistruar në Bullgari me HIV janë gjithsej 4276. Po vazhdon tendenca që numri i meshkujve të sapo regjistruar të jetë shumë herë më i madh se ai i femrave të infektuara. 90.8% e të saporegjistruarve janë infektuar seksualisht. Shumica e të infektuarve rishtazi me HIV janë kryesisht në qytetet e mëdha - Sofje, Varna, Plovdiv, Burgas, raportoi Inspektorati Shëndetësor Rajonal-Kjustendill.Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..