Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Milen Mitev, u zgjodh unanimisht në Këshillin Drejtues të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU). Kjo ndodhi në Sesionin e 91-të të rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të Bashkimit në Gjenevë. Për herë të parë Bullgaria ka një përfaqësues në organin më të lartë të EBU. Bordi i Drejtorëve për herë të parë drejtohet nga dy gra: presidentja është Delfin Ernot, drejtoreshë e përgjithshme e Televizionit Francez dhe nënpresidente është Silla Benko, drejtore e përgjithshme e Radios Suedeze. Zgjedhja e Milen Mitev është një njohje e rolit aktiv të BNR-së, si dhe një dëshmi e përkushtimit personal të drejtorit të përgjithshëm të BNR-së për kauzën e zhvillimit të mediave publike në Evropë.
Ndërkaq, Allbena Millanova, anëtare e Këshillit Drejtues të BNR-së, kërkoi nga komisioni parlamentar i kulturës dhe medias që buxheti i radios për vitin 2024 të rritet me 4 milionë euro, nga të cilat 2 milionë janë për paga të punonjësve. Deputetët e komisionit e hodhën poshtë si të pamjaftueshëm projektbuxhetin e planifikuar për vitin 2024 për sektorin “Kultura”. Ai përfshin 31.6 milionë euro për BNR.
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..