Tri nga ansamblet muzikore të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) - Orkestra Simfonike, Kori i Përzier dhe Kori i Fëmijëve - prezantojnë CD-në e re të BNR "Zërat Bullgarë të Operës". Në skenën e sallës së kryeqytetit “Bëllgaria” do të dalin këngëtarët bullgarë me famë botërore – sopranoja Aleksandrina Pendançanksa, tenori Ivan Momirov dhe basi Dejan Vaçkov. I ftuar special do të jetë baritoni Kirill Manollov.
"Projekti "Zërat bullgarë të operës " përfshin 14 incizime të këngëtarëve bullgarë të operës të njohur për adhuruesit nga skenat botërore dhe kombëtare - thotë producenti i "Muzikës vokale" në radion publike Georgi Elenkov. - Një vend i veçantë në të i kushtohet tenorit të madh bullgar Kamen Çanev, i cili në vitin 2020 humbi betejën me Covid-19 dhe mbeti përgjithmonë në kulmin e karrierës së tij. Këngëtarët e përfshirë në disk bashkëpunojnë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare nën drejtimin e dirigjentëve të shquar të operës, ndërsa në njërin prej regjistrimeve merr pjesë edhe formacioni mashkullor i Korit të Përzierë të BNR-së. Incizimet janë të realizuara vitet e fundit në Studion e Parë emblematike të radios.”
Përveç arieve nga operat e Verdit, Puçinit, Maskanit, Bizesë etj., publiku i koncertit nën drejtimin e Grigor Palikarov do të dëgjojë edhe arie nga dy veprat bullgare të përfshira në kompakt disk - Arien e Pjetrit Dinak nga akti i parë i operës me të njëjtin emër nga Veselin Stojanov.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..