Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe ish-kompaninë muzikore shtetërore "Balkanton".
"Mjeshtëri e klasës më të lartë - vetëm kështu mund të flitet për performancat e saj, shumica e të cilave janë bërë një shembull i arritjeve kryesore të artit të këngës popullore bullgare" - kështu e përshkruajnë specialistët fenomenin e Nadka Karaxhova. Adhuruesit e këtij zëri janë në të gjithë botën. Ajo njihet si për interpretimet e saj solo, ashtu edhe si pjesë e ansamblit legjendar “Filip Kutev”, kuartetit “Sllavej” (“Bilbili”), dhe e ansambleve të tjera muzikore. Dhe këngët e saj prej kohësh i kanë kaluar kufijtë e atdheut, duke u bërë pjesë e trashëgimisë muzikore botërore.
Le ta kujtojmë Nadka Karaxhovën me nderim dhe respekt në një botim të Radio Bullgarisë nga viti 2011 - "Ndarje me Nadka Karaxhovën", si dhe në materialet që lidhen me emrin e saj nga arkivi i Radio Bullgarisë.
Nderim në kujtim të këngëtares së madhe Nadka Karaxhova!
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 15 nëntor 1910, nga një pistë e improvizuar pranë Sofjes, piloti rus Boris Maslenikov ngriti në ajër një aeroplan të tipit "Farman". Në ditët në vijim u kryen edhe disa fluturime të tjera demonstrative, në njërin prej të cilëve morën pjesë edhe anëtarë..
Më 11 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare përkujton Shën Minain, martir të madh dhe mrekullibërës, i cili vuajti për Krishtin në Egjipt në shekullin IV. I lindur në Egjipt, Shën Minai shquhej për guximin dhe besimin e palëkundur. Ai ishte ushtar në..
Më 10 nëntor mbushen 36 vjet nga fillimi simbolik i tranzicionit nga sistemi njëpartiak drejt demokracisë në Bullgari. Një ditë pas rënies së Murit të Berlinit – më 10 nëntor 1989 – plenumi i Partisë Komuniste Bullgare, që ishte në pushtet atëherë, e..