Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria te bullgarët në Itali

Afro 90 mijë bullgarë punojnë në Itali, ka ende mashtrime në punë

Neli Simeonova, shefe e departamentit konsullor në ambasadën bullgare në Romë:

Ambasada bullgare në Romë
Foto: Elena Karkallanova

Shtetasit bullgarë që banojnë në territorin e Italisë sipas statistikave zyrtare janë 50 mijë, por sipas të dhënave jozyrtare janë rreth 90 mijë, thotë Neli Simeonova, shefe e shërbimit konsullor në ambasadën bullgare në Romë, në një intervistë për Radio Bullgarinë. Sipas saj, numri më i madh i bashkatdhetarëve tanë është i përqendruar në Italinë Veriore, rreth qyteteve të Milanos, Bolonjës, Firences dhe Torinos, ku ata punojnë kryesisht në fushën e prodhimit industrial. Një pjesë tjetër e bullgarëve në Itali janë përqendruar në pjesën jugore të vendit dhe aty gjejnë punë më tepër si ndihmës shtëpiak, në bujqësi apo në ndërtim. Shumë prej bullgarëve në Itali janë me dokumente personale me afat të skaduar, por për shkak të ngarkesës së tyre, ata e kanë të vështirë të shkojnë në konsullatë dhe t'i zëvendësojnë. “Ne përpiqemi që të mos i vendosim as gjoba, edhe pse është e nevojshme me ligj, por futemi në situatat e njerëzve dhe përpiqemi t'i nxjerrim në mënyrën më të shpejtë”, thotë shefja e departamentit konsullor të misionit tonë në Romë. 

Neli Simeonova

"Përshtypjet e mia janë se 80% e njerëzve këtu punojnë pa kontrata, gjë që nuk është mirë, sepse nuk kanë sigurime shoqërore dhe të punës. Dhe nëse nevojitet ndonjë mjekim, nuk mund të trajtohen falas në ambientet spitalore - tregon Neli Simeonova, sipas së cilës nuk ka ndryshim për sa i përket punës së paligjshme. - Kjo mund të vërtetohet nga fakti se shumica e bashkatdhetarëve janë të gatshëm të paguajnë me para në dorë, megjithëse lehtësia e pagesës me terminal POS është krijuar prej vitesh. Ata nuk e bëjnë këtë, nuk duan të paguajnë me kartë, sepse me sa duket nuk kanë llogari në të cilat mund të transferohen paratë për shërbimet e kryera.” 

Incidentet e shkeljes së të drejtave të punës të bullgarëve në Itali nuk janë të rralla dhe bashkatdhetarët pa kontratë pune i drejtohen konsullatës për ndihmë: 

"Sigurisht, kontaktojmë me punëdhënësin, përpiqemi të ndihmojmë dhe në shumë raste e detyrojmë që të paktën t'u paguajë njerëzve atë që u detyrohet. Nëse bashkatdhetarët tanë duan të kthehen në Bullgari - të paguajnë biletat e tyre të kthimit, që është shumë e vështirë, me negociata të gjata dhe shkëmbime replikash të mprehta, por përgjithësisht arrijmë të ndihmojmë. Në shumë raste, natyrisht, nuk mundemi, pasi nuk mund të gjejmë punëdhënësin dhe as të vërtetojmë se personi ka punuar. Shumë shpesh rezulton se punëdhënësit që kanë mashtruar bashkatdhetarët tanë janë nga Evropa Juglindore, nuk do të them nga cilat vende, por ky është fakt”, thekson Neli Simeonova. 

Sipas saj, puna konsullore është një sfidë e madhe dhe nëse një person nuk është i dashuruar me të, nuk ka se si të përballojë presionin dhe sulmet, “që zakonisht njerëzit në një situatë të tensionuar na referohen të gjithëve sepse duan të zgjidhin problemet e tyre".  

E rëndësishme është gjetja e hapave të duhur për zgjidhjen e rasteve të ndryshme të ndërlikuara dhe zonja Simeonova ka shumë përvojë, pasi në këtë profesion është që nga viti 2005, ka qenë konsull në Tunizi, Madrid dhe Stamboll, e tani edhe në Romë. Ajo përgjigjet për telefonin e urgjencës, i cili është në dispozicion të bashkatdhetarëve tanë 24 orë në ditë, e thërrasin për çdo lloj problemi, por ka edhe raste të gëzuara:

Neli Simeonova para godinës së departamentit konsullor

“Në vitin 2023 bëmë 12 dasma. Interesante, nuk kishte asnjë çift që jetonte në Itali - të gjithë erdhën nga Bullgaria posaçërisht për t'u martuar këtu. Kishte edhe një çift nga Turqia që kanë dy shtetësi - familja ishte shumë e lumtur që ne e bëmë dasmën e tyre këtu, ishte shumë emocionuese. Rasti tjetër i këndshëm sigurisht është kur më thërrasin dhe më thonë se kanë një fëmijë të porsalindur - pyesin se çfarë të bëjnë, si t'i hartojnë dokumentet. Është shumë bukur. Natyrisht çdo vit lindin bullgarë në Itali, por nuk ka statistikë për numrin e tyre, pasi disa nga bashkatdhetarët tanë nuk telefonojnë në ambasadë sepse e dinë procedurën dhe nuk kanë nevojë për këshillën tonë. Për më tepër, meqë jemi në Bashkimin Evropian, bullgarët që jetojnë jashtë shtetit nuk u kërkohet të regjistrohen në ambasadë, kjo nuk na lejon të kemi statistika se sa familje jetojnë në Itali, sa fëmijë kanë lindur”. 

Në vitin 2023, shumë gjëra u ndryshuan në shërbim të qytetarëve bullgarë - thekson Neli Simeonova: 

"Gjëja më e mirë është se tashmë kemi një stacion biometrik. Meqenëse ambasada jonë është e akredituar edhe në Maltë, ne kemi mbajtur tashmë 2 ditë shtesë konsullore atje. Ne morëm të dhënat biometrike të 30 shtetasve bullgarë që kishin dokumente të skaduara dhe praktikisht ishin bllokuar në ishull. Tani dokumentet e tyre janë gati. Ky stacion biometrik lejon marrjen e të dhënave biometrike të njerëzve pa qenë nevoja të vijnë në ambasadë, gjë që është një lehtësi e madhe për ta.


Në vitin 2024 planifikojmë të bëjmë më shumë ditë konsullore jashtë vendit në Itali, në mënyrë që të kujdesemi për personat që janë të bllokuar diku dhe nuk kanë mundësi të vijnë.

Lexoni më tepër:

Foto: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD