Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të kampionatit të tenisit Australian Open. Tenisti më i mirë bullgar mposhti hungarezin Marton Fucsovics me 4:6, 6:3, 7:6(1), 6:2 në një ndeshje që zgjati tre orë e gjysmë. Bullgari, i cili renditet në vendin e 13-të, humbi setin e parë në Melburn, por më pas bëri një rikthim për të zgjatur serinë e tij të fitoreve në gjashtë ndeshje. Suksesi ishte i 32-ti për Dimitrov në Australian Open. Kjo ishte ndeshja e katërt mes Dimitrov- Fucsovics, në të cilën tenisti hungarez ishte në krye me 2:1 në tri ndeshjet e mëparshme.
22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..
Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti përfaqësuesin vendas, Giovanni Mpetshi Perricard, me rezultat 7-6 (5), 6-1. Ndeshja zgjati pak më..
Grigor Dimitrov kthehet në fushë pas një mungese tre mujore për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në “Uimbëlldon”. Sonte ai do të përballet me francezin Giovanni Mpetshi Perricard në raundin e parë të turneut të serisë “Masters” në Paris, me një fond..