Grupi muzikor “Mary Boys Band” feston ditëlindjen e 29-të me një koncert më 27 janar. Që nga krijimi i tij në 1995 në Sofje, formimi i pesëshes me solisten Maria Mutafçieva ka kaluar një rrugë të gjatë. Sot, pas koncerteve të shumta, paraqitjeve muzikore, takimeve me fansa, albumeve, çmimeve dhe përfshirjes së këngëve "Rrugët e panjohura", "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" dhe "Luledielli" në librat mësimorë të muzikës, "Mary Boys Band" është një nga grupet më të suksesshme dhe më të dashura në Bullgari.
Programi i koncertit të së shtunës përbëhet nga këngë të zgjedhura nga fansat e “Mary Boys Band”, të cilët kanë votuar në internet për hitet e tyre të preferuara të grupit. Por muzikantët po mendojnë edhe për këngë të reja, na siguron vetë Meri, duke treguar gjithashtu se në koncert do të ketë një surprizë:

“E mira është që ne jemi një grup që punon dhe vërtetë kemi shumë angazhime këtë vit. Por do të lëmë kohë edhe për të krijuar muzikë sepse vitet e fundit kemi krijuar më pak këngë dhe shpresoj se për 30 vjetorin e “Mary Boys Band” vitin e ardhshëm do të ketë një album të ri. Tani, më 27 janar, në Sofia Live Club, njerëzit do të dëgjojnë një këngë të re - absolutisht si privilegj për ata që do të vijnë. Më vonë do ta regjistrojmë, por tani dua që të ketë një dhuratë live për të gjithë miqtë tanë. Kështu që i pres me padurim të gjithë - shihemi të shtunën dhe le të jetë një festë!"
Ndër këngët që do të luhen në këtë festë është edhe “Vetëm për ty” nga albumi me të njëjtin emër nga “Mary Boys Band”, i përhapur në tregun muzikor pikërisht 20 vite më parë.Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..