4
Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh /survakarët janë djem që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar me rastin e Vitit të Ri/ nga Zemeni, Trëni dhe fshatrat e rrethit të Pernikut,Çerna Gora dhe Vellkovci,do të marrin pjesë në veprimtari. Numri i përgjithshëm i personave të maskuar do të jetë 210. Organizatorë të festivalit janë Komuna e Trënit dhe qendra kulturore "Gjurga Pinxhurova-1895". Sipas tyre, festa ka për qëllim të paraqesë emocionin e zakoneve dhe traditave më mistike dhe origjinale bullgare, të përcjella brez pas brezi.

Vetëm pak ditë më parë grupi i fëmijëve të survakarëve “Prelichotine” nga fshati Businci i Tërnës hapi paradën e maskaradës së të rinjve “Survakariada”, pjesë e programit të festivalit “Surva” në Pernik.

Vetëm pak ditë më parë grupi i survakarëve për fëmijë "Preliçotine" nga fshati Businci i rajonit të Tërnit hapi paradën e maskaradës për të rinjtë "Survakariada", pjesë e programit të festivalit "Surva" në Pernik.

Lexoni më tepër:
Foto: BTA - arkiv
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaNë tre shtete, në tre qytete evropiane – Lion, Mynih dhe Kopenhagen – më 22 nëntor prezantohet projekti i Shoqatës së Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit (ShAFJV), “Katalogu online me valle dhe kërcime bullgare”. “Qëllimi i Shoqatës është të..
Vallja bullgare është një magji, një rreth i mrekullueshëm që të mbush me energjinë e papërsëritshme të shpirtit tonë bullgar, traditave, identitetit – rrëfen gazetarja Milena Millotinova, e cila së fundmi prezantoi filmin e saj të ri dokumentar..
90 pjesëmarrës, që përfaqësonin 57 ansamble folklorike bullgare nga Evropa dhe Amerika e Veriut, u mblodhën në Sofje për takimin e tyre të katërt krijues-seminar. Ai kaloi jashtëzakonisht në mënyrë konstruktive, me punëtori dhe ligjërues të dobishëm, por..