Një operacion i specializuar është duke u zhvilluar në godinën e Drejtorisë kryesore për Luftimin e kundër Kriminalitetit të Organizuar pas raportimit për aktivitet spiunazhi, e informuan Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA) nga prokuroria. Bëhet fjalë për një punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u ka dërguar informacione në mënyrë elektronike personave të lidhur me Rusinë.
Sipas një burimi të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), bëhet fjalë për një grua që i ka eksportuar informacione të klasifikuara një ish-punonjëse të Ambasadës ruse në vendin tonë, e cila është shpallur persona non grata.
Veprimtaritë hetimore vijojnë me kontrollet në adresa të ndryshme. Ndërkohë, Nova TV raportoi se një aksion me akuzën e spiunazhit ka nisur edhe në Agjencinë Shtetërore “Siguria Kombëtare.
Ndërkohë, në Plovdiv, kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Zhivko Kocev, konfirmoi informacionin për një spiun të ndaluar në sistemin e MPB-së.Sipas tij, punonjësi ka qenë në vëzhgim prej disa muajsh.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..