Në ditën e tretë të pakënaqësisë, bujqit organizuan një bllokadë të re të rrugëve të rëndësishme republikane. Sektori u shpreh kundër kushteve të të ashtuquajturës marrëveshje e gjelbër, importit të parregulluar të produkteve bujqësore nga Ukraina dhe vende të treta, si dhe kundër mungesës së mbështetjes shtetërore për bujqësinë. Protestuesit presin më shumë qartësi dhe garanci për kërkesat e tyre financiare.
Rreth 100 prodhues të drithërave dhe perimeve serrë bllokuan qasjen drejt Autostrads "Trakija" në zonën e fshatit Saraja, pranë qytetit Pazarxhik. Atyre iu bashkuan edhe prodhues blegtoral, të cilët thanë se ishin një nga sektorët më të mbingarkuar dhe më të dëmtuar të bujqësisë, të mbingarkuar nga shkresat e tepërta. Bllokada do të qëndrojë deri në orën 14, prandaj policia po organizon devijime.
Tashmë ka më shumë se 200 bujq protestues pranë fshatit Trud në rajonin e qytetit Plovdivit. Ato mbështeten nga përfaqësues të sektorëve të "blegtorisë", "perimtarisë" dhe " pemëtarisë". Atyre iu bashkuan edhe bletarët dhe vreshtarët e rajonit.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..