Çmimi i energjisë elektrike nga reaktorët e ardhshëm VII dhe VIII të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” nuk do të kalojë 65 euro për megavat orë, që është përzierja mesatare për çmimin e energjisë elektrike në BE. Vlera e kapaciteteve të reja pritet të jetë deri në 14 miliardë euro për dy njësitë. Këtë e deklaroi ministri i energjetikës Rumen Radev, pasi me ndihmës sekretarin për çështjet ndërkombëtare në Departamentin Amerikane të Energjisë, Andrju Lijt, nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në energjinë bërthamore. Saktësisht sa do të kushtojnë njësitë e reja do të bëhet e qartë në fund të marsit nga raporti i përgatitur nga kompania amerikane “Uestinghaus”, me reaktorët e së cilës do të funksionojnë kapacitetet e ardhshme. Ministri shtoi se vendimi i qeverisë bullgare është që kontrata të përfshijë "kushte fikse dhe një çmim fiks".
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..