Mbështetja e përbashkët për Ukrainën vazhdon, financiare, ushtarake, humanitare, diplomatike. Kjo mbështetje do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Sot, është e rëndësishme të sigurohet qëndrueshmëria dhe parashikueshmëria e mbështetjes. Kështu deklaroi ministrja e jashtme Maria Gabriel në një konferencë për shtypin dhënë së bashku me ministrin e jashtëm britanik, Dejvid Kamerën, i cili ndodhet për një vizitë në Sofje. “Stabiliteti rajonal është i rëndësishëm për ne, me fokus kryesor Detin e Zi. Ky det është strategjikisht i rëndësishëm për NATO-në, për Mbretërinë e Bashkuar dhe për Bullgarinë”, shtoi Gabriel.
“Putini duhet të shohë se ka gabuar dhe Bullgaria tregon solidaritetin e saj, ashtu si Britania e Madhe dhe shumë vende të tjera”, theksoi i ftuari. Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Nikollai Denkov dhe zëvendëskryeministren Maria Gabriel, Kamerën kujtoi se ai e vizitoi tashmë Bullgarinë si kryeministër. Ai i bëri një thirrje nga Sofja Kongresit të SHBA-së për të votuar paketën e mbështetjes ekonomike për Kievin. “Dezinformatat që vijnë nga Rusia prekin të gjitha vendet. "Migracioni është një çështje që përdoret për të akorduar votuesit," shtoi Cameron. Ne duhet të kundërshtojmë bandat e organizuara kriminale që kryejnë trafikim njerëzor, theksoi i ftuari.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..