Ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel u zgjodh patron e të diplomuarve të vitit 2024 të programit për studime të avancuara evropiane në Institutin Kombëtar Francez për Administratën Publike, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Pjesëmarrësit e programit, i cili ekziston që nga viti 2005, zhvillojnë një dialog aktiv me liderët evropianë për t'u bërë pjesë e një rrjeti të fortë profesional dhe për t'u njohur me instrumentet kryesore të BE-së. “Është një njohje, por edhe një përgjegjësi të mbrojmë kauza të tilla si Evropa e vlerave, Evropa e së ardhmes dhe Evropa – shtëpia e talenteve”, tha Gabriel, e cila mbajti një leksion në Institut. Në fjalinë e saj ajo prezantoi sfidat dhe ambiciet e politikës së jashtme bullgare në kontekstin dinamik evropian dhe botëror.
Patronë të të diplomuarve ndër vite ishin Simone Vej, Zhak Delos, Valir Zhiskar d'Esten, Zhan-Klod Junker, Herman van Rompoj, Mishel Barnie etj.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..