Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita multimediale për Sirak Skitnik e BNR-së po viziton Bratisllavën

Foto: bulkis.sk

Më 22 shkurt në Bratisllavë do të prezantohet ekspozita virtuale “Të pyesim Sirakun – 140 vjet nga lindja e Sirak Skitnik”. Ekspozita, një punë e profesorit të Akademisë Kombëtare të Arteve, Prof. Bojan Dobrev si dhe një ekip nga programi Hristo Botev, është një nga veprat, me të cilat BNR shënoi përvjetorin e lindjes së drejtorit të saj të parë Sirak Skitnik dhe 80 vjet nga vdekja e tij. Tani, një ekip i mediave tona do të vizitojë komunitetin bullgar në kryeqytetin sllovak dhe Institutin Bullgar të Kulturës, ku do të prezantohet trashëgimia krijuese dhe idetë e artistit, kritikut, poetit, figurës teatrale dhe publike të talentuar Panajot Todorov Hristov, i cili hyri në histori me pseudonimin Sirak Skitnik (Jetim Endacak).

“Nëse i analizojmë veprat e tij, do të shohim se ai është jashtëzakonisht aktual” – është e bindur skenaristja e projektit dixhital Mihajlina Pavllova, sipas së cilës edhe sot ke se për cfarë “ta pyesësh” Sirakun.

Siraku është një ndërmjetës i madh që gjen qëllimet e njerëzve - thekson prof. Bojan Dobrev dhe tregon ndjenjat e tij personale: - Fytyra e tij është shumë e këndshme si rrezatim dhe nëse duhet të jemi të sinqertë, ndoshta në të është mbledhur më e mira e Bullgarisë në vitet 30 dhe vitet 40, si stili dhe fryma e asaj kohe”.
Panajot Todorov Hristov – Sirak Skitnik (1883 - 1943)
Dhe megjithëse sipas idesë së drejtuesit të saj të parë, i cili ishte jashtëzakonisht përparimtar në pikëpamjet e tij, radioteatri lindi në ish-Radio Sofjen, si dhe ideja e një memorjeje tingulli, e realizuar përmes Fondit Arkiv të mediave tona, rezulton se Radioja nuk ka një regjistrim autentik të Sirak Skitnik dhe në multimedia ai është përfaqësuar nga aktori Rusi Çanev.

"Kjo ekspozitë virtuale mori çmimin "Sirak Skitnik" për krijimtari origjinale dixhitale. Ne do të përfitojmë nga mikpritja e zonjës Vanja Radeva në Bratisllavë për ta prezantuar ekspozitën së bashku me krijuesin e saj, Prof. Bojan Dobrev, pedagog dhe ekspert në artet pamore." – shpjegon Kin Stojanov, drejtor i programit “Hristo Botev”. Dëgjuesit e radios publike do ta shohin ngjarjen përmes programit "Çfarë po ndodh", i cili për herë të parë do të kalojë kufijtë e Bullgarisë dhe do të dëgjohet në programin "Hristo Botev" më 22 shkurt nga ora 17:00 deri në 18:00 me orën bullgare.

Veprimtaria në Bratisllavë, ku do të marrë pjesë drejtori i tanishëm i BNR-së, Milen Mitev, si dhe kryeredaktori i Radio Bullgarisë Krasimir Martinov, është pjesë e programit aktiv të Institutit Bullgar të Kulturës për promovimin e artit vendas.

Dy vjet më parë, Instituti në Bratisllavë festoi 50 vjet nga themelimi i tij - kujton drejtoresha e institutit Vanja Radeva në një intervistë për BNR. Ngjarja u shënua nga një shfaqje e një grupi teatror bullgar në Teatrin Kombëtar në sheshin qendror të qytetit. Një fakt interesant është se kjo ndërtesë teatri është ndërtuar nga të njëjtët arkitektë që projektuan Teatrin Kombëtar Ivan Vazov në Sofje.

Ekipi i Institutit Bullgar të Kulturës arrin të kryejë një sërë aktivitetesh që prezantojnë kulturën bullgare - koncerte, ekspozita - por theksi që vendos është në popullarizimin e letërsisë bullgare, edhe më anë të përfshirjes në nismën e famshme "Nata e Letërsisë" në kryeqytetet evropiane. Përgatitjet për edicionin e sivjetshëm tashmë janë duke u zhvilluar. Në të përfshihen leximi i romanit "Strehim kohe", i cili i dha shkrimtarit Georgi Gospodinov çmimin prestigjioz Booker në vitin 2023. Ai është përkthyer tashmë nga një prej përkthyesve më të mëdhenj nga bullgarishtja në gjuhën sllovake Igor Hochel, mësojmë më shumë nga Vanja Radeva.

Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: bulkis.sk, bnr.bg/sirak-skitnik

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria Kombëtare prezanton Christo dhe Jeanne-Claude me “Reichstagun e Paketuar”

Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..

botuar më 25-11-04 4.50.PD

Ekspozitë për “Iluministet e patrembura” – gratë bullgare që u thanë “jo” rregullave

Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..

botuar më 25-11-01 8.00.PD

Shoqata bullgaro–zvicerane “Kanatica” ndërton një Bullgari të vogël jashtë atdheut

Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në Kontinentin e Vjetër. Përbëhet nga njëzet e gjashtë kantone me popullsi rreth 9 milionë banorë, sipas..

botuar më 25-10-31 2.15.MD