“Ka një popull të tillë” (ITN) falënderoi Presidentin Rumen Radev për besimin dhe ia ktheu mandatin e tretë për të formuar qeverinë. Dosja është kthyer bosh nga nënkryetari i grupit parlamentar të ITN-së Ivajllo Vëllçev me fjalët “Na vjen mirë që kësaj agonie nëntëmujore po i vjen fundi.” Nga ana e tij, presidenti Radev njoftoi se po fillon takimet me të gjithë kryeministrat e mundshëm - sot, nesër, nëse do të ishte e nevojshme edhe në fundjavë. Kreu i shtetit duhet të caktojë edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi që të tre mandatet nuk janë përmbushur.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..