Më 18 prill festojmë Ditën Botërore të Radio Amatorëve. Në këtë datë në vitin 1925, u themelua Organizata Ndërkombëtare e Radio Amatorëve IARU. Në Bullgari, nisja e lëvizjes së organizuar të radio amatorëve u hodh në vitin 1926, kur u mblodhën 38 veta me profesione të ndryshme (inxhinierë elektrikë, radioteknikë, ushtarakë, një tregtar dhe një drejtor i një kompanie ndërtimi), por me një pasion, të cilët themeluan "Klubin e Radios Bullgare". Për shumë vite, programi DX MIX në "Radio Bulgaria" me drejtues Ivo Ivanov mblidhte para radiomarrësve një audiencë prej mijëra radioamatorësh nga e gjithë bota, të cilët na dërgonin raportet e tyre.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..