Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe Këshillit të Ministrave.
Protestuesit kërkuan që parlamenti të votojë për shtyrjen e liberalizimit të energjisë elektrike familjare për të paktën tre vjet - në vend të 2026-ës të jetë nga viti 2029.
“Ne protestojmë për punë dhe bukë, unë po punoj në termocentralin Bobov Doll, po të ndalojnë prodhimin e qymyrit, do të ndalojnë edhe termocentralet, nuk e di ku do të shkojmë, nuk kemi zgjidhje”, tha një nga protestuesit për BNR.
Sipas protestuesve, tranzicioni i gjelbër i shpallur i drejtë në fakt nuk është i drejtë, pasi atyre që janë pushuar nga puna po u ofrohen punë të papërshtatshme për aftësitë e tyre – si kuzhinierë dhe shitës. Atyre nuk u paguhet gjithashtu kompensimi i premtuar prej 36 pagash.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..