Në sheshin e kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski” Presidenti dhe Komandanti Suprem Rumen Radev pranojë gradën e nderit të njësive përfaqësuese të ushtrisë dhe vendosi kurorë me lule para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur. Më pas u zhvillua marshimi solemn i blloqeve përfaqësuese të Forcave të Armatosura.
Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar u shkrepën 20 përshëndetje artilerie dhe në fund të ritualit solemn mbi shesh fluturuan tre avionë luftarakë MiG-29.
Në ceremoninë e bekimit të flamujve ishin të pranishëm kryeministri i qeverisë së përkohshme Dimitër Gllavçev, nënkryetarja e Kuvendit Popullor Rosica Kirova, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, kryetari i bashkisë së kryeqytetit Vasill Terziev, oficerë të lartë të ushtrisë, përfaqësues të udhëheqjes shtetërore dhe të sindikatave ushtarako-patriotike, diplomatë.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..