Në sheshin e kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski” Presidenti dhe Komandanti Suprem Rumen Radev pranojë gradën e nderit të njësive përfaqësuese të ushtrisë dhe vendosi kurorë me lule para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur. Më pas u zhvillua marshimi solemn i blloqeve përfaqësuese të Forcave të Armatosura.
Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar u shkrepën 20 përshëndetje artilerie dhe në fund të ritualit solemn mbi shesh fluturuan tre avionë luftarakë MiG-29.
Në ceremoninë e bekimit të flamujve ishin të pranishëm kryeministri i qeverisë së përkohshme Dimitër Gllavçev, nënkryetarja e Kuvendit Popullor Rosica Kirova, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, kryetari i bashkisë së kryeqytetit Vasill Terziev, oficerë të lartë të ushtrisë, përfaqësues të udhëheqjes shtetërore dhe të sindikatave ushtarako-patriotike, diplomatë.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..